‘Mos u merr me plakun’/ Sindi dhe Loco i kundërvihen Arjan Konomit

‘Mos u merr me plakun’/ Sindi dhe Loco i kundërvihen Arjan Konomit

18:45, 10/03/2021

‘Konkurrenti që u fut në dhomën e rrëfimit, ishte Elvisi, e ai tregoi se vetëm me Sindin ka komunikuar në telefon jashtë emisionit.

Loco gjithashtu tha se ka pasur vajza të tjera që kanë shprehur dëshirën për të dalë me të, por ai vazhdon të jetë i vendosur se është aty për Sindin.

“Mund të kem pëlqim për vajzat e tjera, por vazhdoj t’i qëndroj deklaratës time,” tha Loco.

Kjo ngriti pikëpytje tek opinionisti Arjan Konomi, i cili e pyeti: “Ah do me thënë ti po rri me Sindin vetëm se dhe deklaratën por në fakt të pëlqejnë vajzat e tjera?”

“Jo unë rri me Sindin sepse dua, pavarësisht se mund të kem dëshirë për të dalë me vajza të tjera,” tha Loco.

Këtu ndërhyri edhe Sindi: “Mos u merr me plakun Mere o Loco, se dihet që na sulmon gjithmonë ne të dy”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco