Artisti shqiptar, Stanaj, po shënon suksese në tregun e huaj dhe jo vetëm në këndim, por dhe si tekst shkrues.
Ai ka qenë tekst shkrues në këngën e Ariana Grande, këtë sukses e ka ndarë me fansat dhe miqtë e tij.
Madje, ndjekësit dëshironin të dinin nëse në të ardhmen do të kenë mundësi t’i shohin artistët në një duet, dhe ai i dha përgjigje.
“Zëri i saj është një makinë!!! Dhe një nga më të mirat, me të cilat kam bashkëpunuar. Dhe kurrë mos thuaj kurrë”, u përgjigj ai, duke e etiketuar Arianën.
© SYRI.net