Aktorja Enxhi Cuku e ftuar në ‘Syri Keq’

Aktorja Enxhi Cuku e ftuar në ‘Syri Keq’

16:30, 10/03/2021

Prezantuesja dhe aktorja shqiptare, e ftuar sot në emisionin “Syri Keq”, në Syri Tv, foli mbi projektin e saj televiziv në ABC News.

E pyetur nga moderatori Kelvi Kadilli, për projektin e saj më të ri ajo na ka zbuluar disa detaje shumë interesante.

Projekti i saj titullohet “Enxhi në botën e kafshëve”, e një format i tillë mungon në televizionet shqiptare dhe si i vetmi në llojin e tij pritet të ketë shumë sukses.

Enxhi rrëfeu se ka patur fobi nga kafshët gjatë gjithë jetës së saj.

“Fillimi ka qenë shumë i vështirë sepse unë i kam patur fobi gjithë jetën kafshët, por mu propozua ky emision dhe nuk doja ta humbja si mundësi”, ka thënë ajo.

Epo, ndonjëherë fobitë duhet ti kthejmë në hobi dhe të marrim më të mirën prej tyre.

I urojmë suksese Enxhit në këtë fushë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco