Ja kur lansohet dueti mes Gentës dhe Feros

Ja kur lansohet dueti mes Gentës dhe Feros

13:59, 10/03/2021

Fero dhe Genta po sjellin duetin e parë.

Dy emra të njohur të estradës shqiptare, Genta Ismajli dhe Fero janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.

Dyshja ka ditë që e kanë paralajmëruar këngën e re, të cilën e sjellin të vizualizuar edhe me videoklip.

Përmes një videoje, Fero së fundi bëri të ditur se kënga e tij e re, në bashkëpunim me Gentën do të lansohet të shtunën.

“Po du me ju paralajmëru krejtve që të dielën, unë dhe Genta Ismajli do e djegim atje”, ka shkruar ai

Ndryshe, Genta po e shijon lidhjen me turkun Huseyin Usta, ndërsa Fero para pak kohe është martuar me modelen Arbenita Ismajli dhe pritet që të bëhet baba për herë të parë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco