Vitin e kaluar është njoftuar se artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, do të jetë pjesë e video-lojës së famshme ‘PlayStation’ të EA Sports. Kjo lojë e EA Sports është e disponueshme në PlayStation 4 dhe Playstation 5.
Teksa u fut në këtë lojë si e ftuar e veçantë, Lipa është bërë pjesë edhe e një kampanje sensibilizuese që kjo video-lojë po reflekton.
Krahas emrave të njohur si: Winnie Harlo, Lewsi Hamilton, Anthony Joshua e shumë të tjera, Dua ka pozuar me fanellën, e cila përçon mesazhin: “Nuk ka vend për racizëm askund”.
Ajo është një nga karakteret e video-lojës sportive dhe adhuruesit e kësaj loje mund të luajnë si Dua në ndeshjet e futbollit që zhvillojnë aty.
Duket se pjesëmarrja e Duas si dhe disa personazheve të tjerë të njohur që nuk kanë të bëjnë me futbollin, i kanë dhënë një hijeshi video-lojës së re të EA Sports, aq më tepër me fushatën sensibilizuese kundër racizmit.
© SYRI.net