Engjëjt në ferr! New York Times zbulon fakte të tmerrshme për Victoria’s Secret

Engjëjt në ferr! New York Times zbulon fakte të tmerrshme për Victoria’s Secret

16:43, 04/03/2021

Për dekada me radhë, Victoria’s Secret konsiderohej nga shumë gra si përkufizim i feminilitetit. Modelet të cilat quhen Angels (engjëj) fitonin famë ndërkombëtare.

Një hulumtim i New York Times, nxorri në pah një anë të errët të kompanisë, për bullizëm, përçmim, paragjykim dhe ngacmime seksuale ndaj grave. Hulumtimi i prestigjozes amerikane përfshiu intervista me më shumë se 30 drejtues aktualë të Victoria’s Secret, ish-punonjës, punonjës, partnerë, modele dhe dokumente gjyqësore.

Ed Razek, për dekada me radhë, ishte një nga drejtuesit më të lartë të L Brands, kompania mëmë e Victoria’s Secret. Ai ishte subjekt ankesash të përsëritura për sjellje të papërshtatshme; përpiqej të puthte modelet dhe u kërkonte t’i uleshin në prehër.

Drejtuesit thanë se e kishin paralajmëruar Leslie Wexner, themeluesin dhe drejtorin ekzekutiv të L Brand, për sjelljen e papërshtatshme të zëvendësuesit të tij. Disa gra të cilat ishin ankuar, ishin përballur me hakmarrjen e tij. Andi Muise, një modele, u shpreh se u ndalua të merrte pjesë në shfaqjen e VS pasi kundërshtoi Ed Razek, i cili i kërkoi favore seksuale.

Intervistat me modelet dhe punonjësit e tjerë nxjerrin në pah anën e errët të kompanisë, e cila u pa me dyshim kur u përfol lidhja e Wexner me financierin Jeffrey Epstein, kriminel i arrestuar për abuzim seksual dhe abuzim e trafikim të miturish. Epstein menaxhonte pasurinë shumë-miliardëshe të Wexner dhe thuhet se joshi dhe abuzoi me shumë gra, duke u hequr si përfaqësues i Victoria’s Secret.

Pas raportimit të NYT, Tammy Roberts Myers, zëdhënëse e L Brands, u shpreh:

“Na vjen keq për çdo rast kur nuk kemi arritur objektivin dhe jemi plotësisht të përkushtuar për përmirësimin e vazhdueshëm dhe përgjegjshmërinë e plotë.”

Në asnjë moment, ajo nuk kundërshtoi raportimet e New York Times.

Ed Razek u shpreh përmes një emaili se “raportimet janë të pavërteta, të gabuara dhe të marra jashtë kontekstit”, ndërsa Wexner nuk pranoi të komentojë.

Ky hulumtim duket se është një goditje e fundit, akoma më e fortë, për VS, kompani që po kalon ditët më të vështira, me qindra dyqane të mbyllura, anulim të shfaqjes vjetore dhe sigurisht kritika nga vajzat dhe gratë.

Image

Image

 

Annie Farmer, viktimë e Epstein

Image

Michelle Licata, viktimë e Epstein

Image

Courtney Wild, viktimë e Epstein

Image

Jena-Lisa Jones, viktime e Epstein

Image

Johanna Sjoberg, viktime e Epstein

Image

Jennifer Araoz, viktime e Epstein

Image

Epstein me Nadia Marcinkova dhe dy femra tjera

Image

Epstein dhe Nadia MarcinkovaEpstein me bashkëshorten e tij, Sarah Kellen

Image

Epstein dhe Nadia MarcinkovaVilla e Epstein në ishullin e orgjive

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco