Këtë të diel, Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan Markle do të jenë në një intervistë për “Oprah” dhe e gjithë bota do t’i ketë sytë tek ta.
Deri tani është publikuar vetëm një pjesë e shkurtër nga intervista, e cila po bën xhiron e rrjetit.
Meghan shfaqet me të njëjtin look me sy të sfumuar, si u shfaq Princeshë Dajana në një intervistë tronditëse në vitin 1995, kur tha “Ishin tre në martesën tonë, ndaj ishte pak e mbipopulluar”..
Ndaj, ndjekësit mendojnë se edhe Meghan do të sjellë gjithashtu të vërteta të forta në këtë intervistë dhe besojnë se kjo e përbashkët në pamje nuk është thjesht rastësi.
Në intervistën e së dielës për “Oprah”, Harry e krahason bashkëshorten me të ëmën e ndjerë, madje Meghan mban edhe një byzylyk të sajin.
© SYRI.net