Rita Ora magjeps publikun në mbarë botën! Performon live nga ‘Sydney Opera House’

Rita Ora magjeps publikun në mbarë botën! Performon live nga ‘Sydney Opera House’

17:59, 03/03/2021

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka performuar mbrëmjen e djeshme nga ‘Sydney Opera House’.

Ajo është shfaqur  me një fustan të zi transparent, gjë që i dha një pamje mjaft të bukur në shfaqjen më të ndjekur të ShBA-së.

Krahas zërit dhe vokalit të fuqishëm, Rita është e njohur gjithashtu për fizikun e saj. Ajo shqua për dukjen e saj në fustanin e zi, material sateni të qëndisur, i cili i vinte mjaft mirë në pah linjat trupore. 

 

30-vjeçarja aktualisht ndodhet në Australi për spektaklin “The Voice”, ku nga interpretoi live këngën e saj më të fundit “Bang bang”, në një performancë mahnitëse nga ‘Sydney Opera House’.

Shfaqja ‘Sydney Opera House’ u transmetua live në të gjithë botën.

Këngëtarja u zhvendos në Australi në fillim të muajit shkurt së bashku me disa emra të njohur të muzikës si Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian, pasi është përzgjedhur që të jetë pjesë e panelit të jurisë në spektalin “The Voice Australia”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco