Sukses i jashtëzakonshëm për artisten shqiptare Ava Max/ Renditet e para në botë në iTunes

Sukses i jashtëzakonshëm për artisten shqiptare Ava Max/ Renditet e para në botë në iTunes

16:46, 03/03/2021

Artistja me prejardhje shqiptare, Ava Max, tashmë është një nga emrat më të afirmuar të tregut internacional të muzikës.

Së fundi, ajo ka shënuar një tjetër moment historik në karrierën e saj, atë të ngritjes në pozitën e parë të këngëve më të dëgjuara të momentit, në platformën e muzikës mbarë botërore iTunes.

Kënga e saj “My head and my heart”, që është pjesë e albumit të saj debutues, “Heaven and Hell”, është aktualisht kënga e parë në botë në listën zyrtare të iTunes.

E lumtur nga ky sukses, artistja me prejardhje shqiptare publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi të listës zyrtare të këngëve më të dëgjuara të momentit në iTunes, me “My head and my heart” që ndodhet në majë të klasifikimit.

“Numri një në iTunes! Çfarë! Ju dua ju të gjithëve, le të ecim përpara”, ka shkruar Ava Max.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco