Dua Lipa në kampanjën e video-lojës FIFA 21 të PlayStation, me mesazh kundër racizmit

Dua Lipa në kampanjën e video-lojës FIFA 21 të PlayStation, me mesazh kundër racizmit

13:34, 03/03/2021

Dua Lipa bashkë me yje të tjerë pjesë e video-lojës FIFA 21, ku këtë herë japin mesazh kundër racizmit.

Dua Lipa para pak kohe bëri të ditur se është bërë pjesë e video-lojës së famshme FIFA 21 të PlayStation, shkruan lajmi.net.

Artistja bashkë me disa emra të tjerë, është ndër karakteret e kësaj video-loje, ku fansat që luajnë këtë lojë mund të zgjedhin të luajnë si ajo.

Së fundi, kjo video-lojë ka bërë një kampanjë sensibilizuese me mesazhe kundër racizmit në fanellat e lojtarëve.

Në atë kampanjë përveç Dua Lipës janë edhe Winnie Harlow, Lewis Hamilton, Anthony Joshua, e të tjerë.

Mesazhi në fanellat e tyre është “Nuk ka vend për racizëm”.
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco