Irina Shayk tregon pse është kundër termit 'bashkë-prindërim'

Irina Shayk tregon pse është kundër termit 'bashkë-prindërim'

11:36, 03/03/2021

Supermodelja, e cila ndan një vajzë 3-vjeçare, Leaa, me ish-Bradley Cooper, thotë se termi  ‘bashkë-prindërim’ zvogëlon rolet e tyre si prindër.

“Unë kurrë nuk e kuptova termin bashkë-prindërim. Kur jam me vajzën time, unë jam 100 për qind nënë, dhe kur ajo është me babanë e saj, ai është 100 për qind babai i saj” i tha Shayk, 35 vjeçare, ‘Elles’ në një histori të re të kopertinës dixhitale.

Çifti, qartë, kanë një marrëdhënie harmonike dhe janë parë shpesh së bashku pas ndarjes, duke shijuar dreka familjare ose duke shkuar për shëtitje me vajzën e tyre.

Shayk gjithashtu shpjegoi pse ajo është e rezervuar të flasë për marrëdhënien e saj me aktorin "A Star is Born", me të cilin ajo pati një romancë  nga 2015 deri në 2019 .

"Marrëdhënia ime e kaluar, është diçka që më përket mua dhe është private", tha ajo. "Është vetëm një pjesë e vetvetes sime të brendshme që nuk dua ta jap", përfundoi ajo.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco