Ndërroi jetë nga COVID, Irma Libohova tregon çastet e fundit të Agim Krajkës

Ndërroi jetë nga COVID, Irma Libohova tregon çastet e fundit të Agim Krajkës

11:15, 03/03/2021

Kompozitori shumë i dashur për shqiptarët Agim Krajka ndërroi jetë mbrëmjen e së hënës në moshën 83 vjeçare.

I pari që njoftoi lajmin e trishtë ishte djali i tij Ulis Kraja i cili shkori në rrjete sociale:

  “Uroj që shpirti yt të pushojë në qiell, babai ynë i dashur”.

Irma Libohova, një nga bashkëpunëtoret e tij më të ngushta, e cila ka kënduar e fituar çmime me këngët e Krajkës, tregon për momentet e tij të fundit dhe përpjekjet që ai të mbijetonte.

“Gjatë gjithë kohës kam ndjekur dinamikën e ditës, si fillim kam ndërhyrë për të gjetur disa lidhje me njerëzit që t’i jepnin rëndësinë e duhur sepse atje spitali është i ngarkuar dhe gjithsecili fugon pas hallit të tij. Kam komunikuar me disa persona, që sigurisht e morën në konsideratë dhe kam përshtypjen se ka shkuar vetëm me maskën e oksigjenit, mirëpo brenda një kohe shumë të shkurtër agravoi situata dhe kur ka qenë ora 10:00 gjithmonë kam qenë në telefon me Aidën (motrën e Agim Krajkës), dhe më tha mos u lodh më për të bërë diçka mediatike, për t’i kashtuar vëmendjen e duhur, sepse Agimi ka ndërruar jetë”, thotë Libohova në emisionin e pasdites në “TV Klan” me moderatoren Rudina Magjistari.

“Ka qenë me temperaturë disa ditë sepse e kam informacionin nga motra e Krajkës, Aida. Ka qenë disa me temperaturë 39 dhe pastaj ka shkuar në spital”, ka treguar këngëtarja, duke shprehur keqardhjen për këtë humbje e teksa thotë se “ti mendon se ia ke bërë vetes kujdesin dhe mund ta përballosh dhe në shtëpi, por është lloji i virusit kaq i pabesë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco