James Bond është një nga personazhet ikonikë të kinematografisë, por ndër vite vetëm pak burra kanë pasur rastin të veshin kostumin e tij. Personazhi u krijua nga autori Ian Fleming për serinë e tij të librave “James Bond”.
Nga 1962-i ai u vu në ekran si film. Pierce Brosnan, Timothy Dalton dhe Roger Moore janë mes atyre që janë pëlqyer më shumë në këtë rol.
Por në krye të listës mbetet Sean Connery, i cili ndërroi jetë në tetor të 2020-ës.
Prej 15 vitesh në rolin e agjentit 007 ka qenë Daniel Craig, që së shpejti do lançojë serinë e fundit ku shfaqet si protagonist pasi prej kohësh ka lajmëruar se do dalë në pension.
Cili prej tyre është i preferuari juaj?
© SYRI.net