Sezoni i 11-të i “The Walking Dead” njëherësh i fundit thuhet se do të shfaqë premierën në verë të këtij viti.
Megjithëse ka pësuar ndryshime të mëdha edhe në kast, ky sezon duket të jetë po ashtu shumë i veçantë.
Sezoni fillimisht supozohej të përfundonte gati një vit më parë në prill të 2020, por është shtyrë për shkak të pandemisë Covid-19.
AMC transmetoi një promo të këtij sezoni duke bërë fansat kuriozë për atë që do të ndodhë më tej.
Sezoni 11 i “Walking Dead” filloi xhirimet në fillim të këtij muaji, ishte e paqartë deri më tani se kur do të transmetoheshin episodet e ardhshme. Më parë, ishte dhënë vetëm viti 2021.
A New World Order. The final season of #TWD begins Summer 2021. pic.twitter.com/8T32Qx6H1t
© SYRI.net