Pasi gjykata mori vendim të ri për të,  lajmërohet Fjolla

Pasi gjykata mori vendim të ri për të, lajmërohet Fjolla

15:25, 02/03/2021

Fjolla Morina u lajmërua në rrjete sociale.

Këngëtarja Fjolla Morina muaj më parë u bë kryetemë e medieve rozë për shkak të një problemi me drejtësinë.

Artistja ishte duke e kryer dënimin në “arrest shtëpie” në Kukës, por kishte thyer këtë masë duke udhëtuar në Kosovë.

Së fundi, mediet në Shqipëri raportuan se këngëtares i është ndryshuar masa, nga arrest shtëpie në arrest në burg.

Pas gjithë kësaj, artistja u lajmërua në rrjete sociale, duke publikuar imazhe bashkë me një mike të saj dhe partnerin Fisnik Syla.

“Puthje prej neve”, shkruan ajo sipër njërit imazh.

Ndryshe, partneri i Fjollës së fundi ka shijuar pushimet në Dubai, por nuk ishte në shoqëri të këngëtares.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco