Anxhela Peristeri ka publikuar ditën e sotme videoklipin zyrtar të këngës ‘Karma”, me të cilën do të prezantojë Shqipërinë në festivalin më të madhe evropian, “Eurovision”.
Versioni final duket akoma më i fuqishëm dhe është pëlqyer shumë nga fansat e festivalit, dhe këngëtarja ka vendosur që këngën ta mbajë në gjuhën shqipe.
“Kjo është shumë herë më mirë se origjinali. Jam i shokuar”, shkruan dikush në kanalin e “Eurovision” në “Youtube”.
“Përkufizimi i epikes. Mezi po pres ta shikoj në skenën e Roterdamit. Ky ripunim është i mrekullueshëm”, shkruan dikush tjetër.
Të tjerë janë shprehur të lumtur që Anxhela e ka mbajtur këngën në gjuhën shqipe dhe e përgëzojnë për zërin e saj të fuqishëm.
Festivali evropian këtë vit do të mbahet në Roterdam në datat 18, 20 dhe 22 maj.
© SYRI.net