Fjolla Morina në arrati, Gjykata e Kukësit vendos burg për të

Fjolla Morina në arrati, Gjykata e Kukësit vendos burg për të

15:47, 01/03/2021

Gjykata e Kukësit rikthen në burg këngëtaren e njohur Fjolla Morina, të paktën në letra.

Trupi gjykues ndryshoi sot masën e sigurisë ndaj saj nga ‘arrest shtëpie’ në ‘arrest me burg’ për shkak se Morina e shkeli masën e parë të sigurimit, duke u arratisur, raportojnë mediat e Shqipërisë.

Ndryshimi i masës së sigurisë u bë në mungesë të këngëtares.

Kujtojmë se këngëtarja, u arrestua në pikën e kalimit kufitar të Morinit, duke hyrë në Shqipëri, por në çantën e saj u gjetën dy pistoleta, njëra prej tyre çakmak, si edhe 23 fishekë.

Ndërkohë, në momentin e arrestimit, këngëtarja ishte e shoqëruar në makinë nga dy persona të tjerë, Fitim Muji shoferi personal dhe nga biznesmeni Fisnik Syla, i cili tashmë është bashkëshorti i këngëtares.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco