'Më pëlqen të jem 54 vjeçe'/ Salma Hayek pranon se gënjen për peshën, por jo për moshën e saj

'Më pëlqen të jem 54 vjeçe'/ Salma Hayek pranon se gënjen për peshën, por jo për moshën e saj

15:22, 01/03/2021
Në një intervistë me Savannah Guthrie të NBC për "Maratona Gjashtë Minutëshe", ylli Salma Hayek u pyet për moshën që ajo do të zgjidhte të ishte për një javë. 

Hayek u përgjigj me moshën e saj reale.

"Unë jam e ngazëllyer për moshën time,"  tha aktorja e nominuar për Oskar Guthrie. "Unë nuk gënjej për moshën time".

"Më pëlqejnë numrat e mi", vazhdoi Hayek. "Më pëlqen të jem 54 vjeçe. Është një arritje."

Ndërsa, Hayek po shkon drejt të 50-tave, ajo nuk ka qenë gjithmonë aq e entuziazmuar që të plaket.

"E dini çfarë, e urreja kur mbusha 30 vjeç", pranoi ajo. "O Zot, kam pasur një krizë".

Ndërsa Hayek nuk gënjen për moshën e saj, ajo duket se ka dëshirë të bëje 'disa mashtrime' në lidhje me peshën e saj.

"Unë nuk jam shumë gënjeshtare, por jam meksikane, kështu që më pëlqen të zbukuroj", i tha ajo Guthrie, duke shtuar se ka gënjyer burrin për peshën "gënjeva dje burrin tim për peshën time ". 

Kujtojmë, se Hayek është e martuar me miliarderin francez François-Henri Pinault, me të cilin ka dhe një vajzë 13-vjeçare të quajtur Valentina.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco