Nicole Kidman bën paraqitjen e rrallë me vajzat dhe bashkëshortin për Golden Globes 2021

Nicole Kidman bën paraqitjen e rrallë me vajzat dhe bashkëshortin për Golden Globes 2021

14:54, 01/03/2021

 Nicole Kidman së bashku me bashkëshortin e saj Keith Urban dhe dy vajzat e tyre ndoqën ngjarjen gala të Golden Globes 2021.

E veshur me një fustan të Louis Vuitton pranë burrit të saj Keith Urban dhe vajzave, Sunday Rose dhe Faith Margaret, 12 dhe 10 vjeç, aktorja hollivudiane doli në skenë. 

Ndërsa vajzat kishin veshur fustane të bardha, Nicole Kidman mbante veshur një fustan të zi pa mëngë.

 Katërshja dukej e lumtur ndërsa u bë pjesë e ngjarjes ikonike Golden Globes 2021 që u mbajt online.

Vetëm disa njerëz të famshëm morën pjesë në tapetin e kuq për shkak të pandemisë.

Nicole Kidman është duartrokitur kohët e fundit për punën e saj në serialin 'Undoing' me Hugh Grant. 

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco