E fejuara e Kashogi kërkon që trashëgimtari saudit i fronit të ndëshkohet

E fejuara e Kashogi kërkon që trashëgimtari saudit i fronit të ndëshkohet

12:14, 01/03/2021

E fejuara e gazetarit të vrarë saudit Jamal Kashogi bëri thirrje që trashëgimtari saudit i fronit të dënohet pa vonesë për vrasjen e gazetarit.

Kjo jo vetëm që do të sjellë drejtësinë që kemi kërkuar, por mund të parandalojë përsëritjen e akteve të ngjashme," tha Hatice Chengiz në një deklaratë.

Deklarata u lëshua pasi shërbimi amerikan i inteligjencës zbuloi se trashëgimtari i fronit, Mohammed bin Salman, miratoi vrasjen e Kashogi.

Arabia Saudite e refuzoi atë raport, raportoi BBC.

Princi i Kurorës Mohammed, i cili në fakt është sundimtari i mbretërisë, mohoi çdo rol në atentat.

Kashogi u vra gjatë një vizite në konsullatën Saudite në Stamboll në Tetor 2018 dhe trupi i tij u copëtua.

Kujtojmë, gazetari 59-vjeçar shkoi në konsullatë në tetor 2018 për të marrë dokumente që do ta lejonin atë të martohej me të fejuarën e tij nga Turqia.

Sipas prokurorëve sauditë, Kashogi u ndalua me forcë pas përleshjes dhe një sasi e madhe droge u injektua tek ai, gjë që çoi në një mbidozë dhe vdekje.

Trupi i tij u copëtua më pas dhe iu dorëzua një "bashkëpunëtori" lokal jashtë konsullatës, thanë prokurorët.

Mbetjet e trupit të tij nuk u gjetën kurrë.

Detajet u zbuluan në transkriptimet e regjistrimeve audio të vrasjes, të cilat u morën nga shërbimi inteligjent turk.

Kashogi dikur ishte një këshilltar i qeverisë Saudite dhe i afërt me familjen mbretërore, por marrëdhënia e tyre u ftoh dhe ai kërkoi mërgimin në Amerikë në 2017.

Nga atje, ai shkroi një kolonë mujore në Washington Post duke kritikuar politikat e Princit Mohammed.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco