Njëri nga sportistët më të njohur të Golfit, Tiger Woods, ka reaguar për herë të parë që nga aksidenti i frikshëm që pësoi një javë më parë.
Woods pësoi lëndime të rënda fizike, kryesisht në pjesën e këmbëve, por jeta e tij nuk ishte në rrezik. Sportisti i njohur zgjodhi rrjetin e tij social, Twitter, për të dhënë një mesazh:
“Është e vështirë të shpjegosh se sa prekëse ishte sot kur ndeza televizorin dhe pashë të gjitha bluzat e kuqe. Për çdo lojtar golfi dhe çdo tifoz, ju vërtet po më ndihmoni të kaloj këtë kohë të vështirë”, tha Tiger Woods.
It is hard to explain how touching today was when I turned on the tv and saw all the red shirts. To every golfer and every fan, you are truly helping me get through this tough time.
— Tiger Woods (@TigerWoods) March 1, 2021
© SYRI.net