Orlando Bloom flet për jetën si baba dhe si ia bën me hile Katy Perry-t

Orlando Bloom flet për jetën si baba dhe si ia bën me hile Katy Perry-t

21:50, 28/02/2021

Katy Perry është në telashe. I fejuari i saj, Orlando Bloom ka treguar se ia bën paksa me hile këngëtares sepse kur i këndon vajzës së tyre ninulla përmend fjalën “baba”, që ajo ta thotë të parën.

Në një intervistë të fundit për “The Greaham Norton Show”, Orlando foli për herë të parë për ardhjen në jetë të vajzës së tij dhe Katy-t, Daisy Dove.

Ai tha se shpreson që fjala e saj e parë të jetë baba.

“I këndoj çdo gjë që ka fjalën baba në të sepse dua të thotë fjalën e parë baba patjetër”-tha Orlando.

Me humor, aktori tregoi se e bija do preferonte të dëgjonte më shumë këngët e së ëmës sesa ninullat e tij. Orlando zbuloi se Daisy pak a shumë ka thënë fjalën “dada”.

“Sa herë që më sheh mua, gëzohet”, tha aktori. Katy dhe Orlando mirëpritën vajzën e tyre në gusht. Aktori është gjithashtu baba i një djali 10 vjeç nga martesa me Miranda Kerr.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco