Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Anxhela Peristeri, do të jetë ajo që do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”.
Kënga që është përzgjedhur fituese në Festivalin e RTSh-së dhjetorin e vitit që lamë pas, mban titullin “Karma”, e cila do të prezantojë shtetin shqiptar në Festivalin Evropian.
Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka publikuar në rrjetin e saj në Instagram një pjesë të videoklipit të kësaj kënge që pritet të lançohet së shpejti. Anxhela shihet e gjitha e veshur me të bardha, teksa këndon një pjesë të këngës “Karma”. Mund të themi se ajo duket kaq bukur në këtë videoklip dhe kënga i përshtatet më së miri.
Këngëtarja, në këto foto shihet me veshje të ndryshme tradicionale, përmes të cilave mund të themi se ka si qëllim që të transmetojë kulturën dhe origjinën shqiptare.
Faqja zyrtare e “Eurovision”-it në Instagram i ka publikuar këto fotografi të këngëtares shqiptare, duke i ndarë kështu me ndjekësit e shumtë.
“Shikoni këto fotografi mahnitëse të Anxhela Peristerit, ndërsa ajo i bën dedikime Shqipëtarëve në të gjithë botën”, ka shkruar faqja zyrtare e “Eurovision”-it.
Kujtojmë se Anxhela Peristeri u bë kështu fituesja e festivalit të 59-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.
© SYRI.net