Mevlani dhe Juli, dy nga personazhet më të përfolur të ditëve të fundit, kanë ardhur me një super bashkëpunim për publikun.
Kënga e tyre e publikuar në kanalin “YouTube”, mban titullin “(X5) SE”, me tekst nga Juli dhe Petro Xhori, ndërsa orkestimi nga Xhulio Milloshi.
Siç duket teksti i referohet vajzave që pëlqejnë një jetë luksoze dhe për këtë nuk marrin parasysh asgjë tjetër. Nuk dihet nëse kjo këngë është një “diss” për ndonjë vajzë apo është thjesht frymëzim i momentit.
© SYRI.net