Zbulohet arsyeja e vërtetë të ndarjes së Kim Kardashian dhe Kanye West

Zbulohet arsyeja e vërtetë të ndarjes së Kim Kardashian dhe Kanye West

14:54, 28/02/2021

Kim Kardashian, e cila ka bërë kërkesë për divorc nga Kanye West, ka përmendur ‘ndryshimet e papajtueshme’ si arsye të ndarjes së tyre.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” bëri kërkesë për divorc më 22 shkurt 2021.

Tani letrat e divorcit kanë rrjedhur dhe dokumentet tregojnë arsyen e vërtetë të ndarjes së Kim dhe Kanye.

40 vjeçarja po kërkon kujdestarinë e përbashkët ligjore fizike të fëmijëve, treguan dokumentet.

Ndërkohë, Daily Mail duke cituar një burim të afërt të tyre raportoi se ndarja midis Kim dhe Kanye është miqësore dhe nuk ka asnjë dramë.

Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Jordan Strauss/Invision/AP, File)

Nga ana tjetër, reperi ditë më parë thuhej se ka vizituar dy argjendarë për të shitur stolitë e Kim.

“Në dy javët e fundit, Kanye po përpiqej të shiste bizhuteritë që kishte blerë për Kim-in të paktën dy argjendarëve të lartë”, deklaroi një burim për The Sun. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco