Gjyshja e Lady Gaga i tha ‘The Post’ të shtunën se ajo është mjaft e lumtur që qentë e mbesës së saj u rikthyen në shtëpi.
"Unë isha e mërzitur që mbesa ime ishte e trishtuar", tha 90-vjeçarja Angeline Germanotta. "Jam e lumtur që u gjetën qentë dhe shpresoj se janë mirë".
Germanotta tha se ajo e përjetoi keq këtë lajm sapo mbesa e saj Lady Gaga i'a komunikoi.
Ajo nuk i ka folur ende mbesës së saj për lajmin e mirë. “Po e lë të relaksohet. Kjo ka qenë traumatike për të,” tha ajo.
Të dy buldogët francezë, Koji dhe Gustav, u gjetën të sigurt të premten në mbrëmje, dy ditë pasi u vodhën nga hajdutët që qëlluan dhe plagosën qenin, Ryan Fischer, sipas policisë së Los Anxhelosit.
Një grua e paidentifikuar, solli qentë në Stacionin Policor të Komunitetit Olimpik të LAPD rreth orës 6 të premten.
Gaga ofroi një shpërblim prej 500,000 dollarësh për kthimin e sigurt të tyre.
© SYRI.net