Duket se çuditë nuk kanë të sosur në 'Përputhen'.
Së fundmi, është konkurrentja e re, Jasmina, ajo që ka tërhequr mjaft vëmendje me një koment që ka bërë në rrjetet sociale, koment i dedikuar një konkurrenti të Përputhen.
Bëhet fjalë për Atdhe Xharavinan, i cili prej ditësh nuk është më pjesë emsionit, pasi është infektuar me Covid-19.
Në një foto të tij, Jasmina shkruan: I bukuri im, ndërsa ai i përgjigjet me emojin e një zemre dhe një kurore.
Ndërkohë, jo vetëm kaq, por vetëm pak minuta më vonë, Jasmina ka habitur sërish ndjekësit teksa ka shpërndarë një dedikim ndaj vëllait të Atdheut , Butrint Xheravinës, ku ka shkruar: Urime shpirti i shpirtit tim.
Këto dy veprime të njëpasnjëshme kanë habitur fansat duke i konfuzuar ato në lidhje me marrëdhënien e Jasminës, me Atdheun dhe vëllain e tij.
Kujtojmë, se deri më tani, Jasmina nuk ka folur për ndonjë lidhje shoqërore apo familjare me vëllezërit Xharavina.
© SYRI.net