Juli bëri një koment në puntatën e djeshme në “PërPuthen” ndaj Sarës, ndërsa ajo po i përgjigjej pyetjeve të publikut, mes të cilave njëra ishte “cili është libri yt i preferuar”.
Juli komentoi “abetarja”, ndërsa Sara i është rikthyer sot këtij komenti, duke i thënë Julit që të flasë si burrë dhe jo “si skuth”.
“ Kur thua një gjë thuaje si burrë jo si skuth dhe e dyta, nuk ka rëndësi se cili nga ne ka lexuar më shumë libra dhe së treti, kjo të ul ty. Ti duhet të kërkosh falje, nuk je në vendin që të më ofendosh mua”, ka thënë Sara.
Juli i kërkoi falje, duke i thënë se në fakt kishte bërë vetëm një batutë.
© SYRI.net