Vetëm pak kohë më parë, u bë e ditur se moderatori i njohur Ardit Gjebrea ishte i infektuar me Covid-19.
Duket, se moderatori e ka kaluar tashmë këtë sfidë, pasi herë pas here, ai ka ndarë gjendjen e tij shëndetësore me ndjekësit në rrjetet sociale.
Ndërsa, së fundmi, Arditi ka ndarë lajmin e mirë, ku ka lajmëruar se është shëruar nga Covid-19 dhe për këtë ai ka falenderuar bashkëshorten e tij, teksa e ka quajtur atë 'ëngëll mbrojtës'.
Moderatori tregon se bashkëshortja e tij Anila i ka ka qëndruar pranë, duke kaluar ditë dhe netë të tëra pa gjumë, por gjithashtu nuk harron të falenderojë dhe miqtë dhe fansat për interesin që kanë treguar për shëndetin e tij.
'Kaq ishte! Tani filloi rekuperimi falënderoj Anilën engjëll mbrojtës për ditët dhe netët pa gjumë, miqtë që çdo mëngjes më mbushnin inbox-n e WhatsApp me merakun e tyre.
Faleminderit dhe të gjithë ju që më keni shkruar dhe uruar shërim të shpejtë, jeni shumë të mirë dhe bekimet tuaja ishin doza e duhur për të mbajtur optimizmin lart – motiv force!
Tani sigurisht do duhet pak kohë deri sa të ndez të 5 motorët, po kush na nxiton?
Dielli doli!'
© SYRI.net