Katy Perry dhe Orlando Bloom janë vendosur në shtëpinë e tyre të re familjare në Montecito, California, për pesë muajt e fundit.
Çifti bleu rezidencën me gjashtë dhoma gjumi, me 12 banjo, në tetor, për një shumë të madhe $ 14.2 milion, zbulojnë të dhënat e pronës së qarkut Santa Barbara.
Kjo shënon shtëpinë e parë që superstari i muzikës pop dhe Bloom ndajnë së bashku, pasi mirëpritën vajzën e tyre, Daisy Dove, në gusht.
Shtëpia shtrihet në një sipërfaqe masive 7,167 metra katrorë, dhe prona ndodhet në 9 hektarë tokë me pamje të gjerë të oqeanit.
Perry, 36- vjeçare dhe Bloom 44 vjeç, kanë rinovuar pronën, pasi sipas tyre shtëpia kishte nevojë për azhurnime arkitekturore dhe mobiljesh.
Më poshtë, keni vetëm disa nga pamjet e shtëpisë (parajsë):
© SYRI.net