Justin dhe Hailey Bieber prej kohësh po jetojnë dashurinë e tyre, të cilën e kanë kurorëzuar edhe në martesë.
Ata janë shumë aktivë në rrjete sociale, ku shpeshherë ndajnë me ndjekësit momente nga përditshmëria e tyre.
Së fundmi, këngëtari kanadez, ka publikuar disa imazhe të këndshme të modeles, krahas së cilave ka shkruar dhe disa fjalë të ëmbla.
Artisti kanadez shkruan se ndihet krenar që është pjesë e jetës së tij.
“Nuk mund ta besoj se je e imja. Je kaq argëtuese, e dhembshur, e ëmbël, e bukur, e sigurtë dhe e fortë.
Unë nuk do të isha ky që jam sot pa ty.” ka shkruar Justin.
© SYRI.net