Prej kohësh, që nga hiti i tij i parë 'Benzi', Finem është kthyer në një nga reperët e rinj, më të dashur dhe më të njohur në Shqipëri.
Pas këngës 'Benzi' që u kthye shpejt në hit, dhe vetëm një vit më pas, numëron 26 milionë klikime, Finem pasoi me hite të tjera, duke e kthyer vitin që kaloi në një vit mjaft produktiv në jetën e tij muzikore.
Dhe duket se reperi ka vendosur të mos ndalojë, pasi vetëm pak orë më parë, në llogarinë e tij në Instagram ka ndarë një foto nga një studio muzikore, ku duket se po punon për hitin e radhës.
Në foto ai pozon me artistin Solo dhe me menaxherin e Vip-ave, Xhani Demika.
Ndërkohë që Finem na tregoi se dika e mirë po vjen, të shumtë janë fansat që kanë filluar numërimin mbrapsht për këtë hit.
© SYRI.net