Rikthehet edhe një herë Armend Rexhepagiqi

Rikthehet edhe një herë Armend Rexhepagiqi

21:28, 24/02/2021

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Armend Rexhepagiqi do të rikthehet me disa nga këngët e tij të cilat do t’i këndoi live.

Me datën 28 të këtij muaji, pra në muajin shkurt do kemi mundësi ta dëgjojmë duke interpretuar live projektet e tij muzikore.

Armend Rexhepagiqi, do të shfaqet në Klan Arena e cila në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës ka dhënë mundësinë e paraqitjes së një mini-koncerti prej orës 20:45 artistit.

Tashmë është publikuar një poster i këngëtarit i cili tregon detaje nga performanca e tij.

Theksojmë se, disa nga artistët e estradës e kanë mirëpritur këtë nga Armend Rexhepagiqi, teksa e kanë publikuar në profilet e tyre zyrtare për t’i dhënë përkrahje.

Ndryshe, Armend Rexhepagiqi ka vendosur t’i vë emrin ”Edhe një herë” kësaj performance pasi po rikthehet edhe njëherë pas sa kohe mungese në muzikë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco