Ellie Goulding ka njoftuar fansat e saj, se ajo dhe bashkëshorti Caspar Jopling, do të bëhen prindër për herë të parë.
Këngëtarja, e cila është në javën e 30 të shtatëzanisë ka thënë se lajmin e kishte mësuar në përvjetorin e parë të martesës së tyre.
Ajo ka shpërndarë edhe disa imazhe në Instagram dike i falenderuar të gjithë ata që i kanë shkruar për ta uruar lidhur me shtatëzaninë.
Goulding dhe Jopling janë në një lidhje që nga viti 2016, ndërsa janë martuar në gusht të vitit 2019.
© SYRI.net