Ana i thotë se nuk e sheh si partner, më pas kërkon ta përqafojë, Riniani: Do të dhuroj një biletë për në...

Ana i thotë se nuk e sheh si partner, më pas kërkon ta përqafojë, Riniani: Do të dhuroj një biletë për në...

19:31, 23/02/2021

Riniani ka mbetur i zhgënjyer dhe i prekur në puntatën e sotme, pasi Ana i tha se nuk e sheh atë si partner, pavarësisht që e vlerëson.

Ai tha se nuk e kupton Anën, pasi në takimin e parë të tyre, ajo tha se kishte patur shumë emocione, ndërsa në takimin e dytë, Riniani tha se priste diçka tjetër, por jo atë përgjigje të Anës.

Ana kërkoi që ta përqafonte për të gjitha gjestet e tij, por ai e refuzoi, duke e pranuar përqafimin “si shoqe”, pas këmbënguljes së Anës.

 

“Do të më përqafosh si shok? Hajde shoqe e dashur. Do të bëj dhe një dhuratë tjetër, një biletë për në Hollivud. Jam shumë i zhgënjyer. Ato dridhjet që Ana kërkonte, kishin qenë në takimin e parë dhe ajo e tha. Gjithsesi, më mirë kështu, jam i zhgënjyer, nuk e prisja. Të ma kishte thënë në takim, do e prisja ndryshe. Vjen në studio dhe e thotë?”, tha Riniani.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco