Gina Stewart, 50 vjeçe, është titulluar gjyshja më seksi në botë, për shkak të bukurisë së saj dhe pamjes rinore të saj.
Ajo u bë e famshme në vitin 2018 për dukjen e saj rinore, duke mundur modelet që janë sa gjysma e saj në moshë.
Stewart ka katër fëmijë dhe një nip. Gina ka treguar se sekreti pas pamjes së saj rinore është në fakt mjaft i thjeshtë, ajo nuk ha gluten, dhe e bazon dietën e saj në anti-oksidant.
Dietat e saja bazohen në ushqime të shëndetshme dhe në sasi jo të mëdha, kjo e ka ndihmuar në mënyrën si ndihet dhe në atë si duket.
Ajo beson që qëndrueshmëria në dietë është ajo që e bën një jetë të shëndetshme. Gjithashtu mendimet pozitive e kanë mbajtur larg nga stresi.
Edhe në rast se stresohet, ajo e kalon atë ditë duke gjetur mënyra për ta bërë veten më të lumtur. Të gjithë e dinë se stresi është një prej arsyeve kryesore të plakjes.
Ajo thotë se ushqimi që konsumon më së shumti janë boronicat dhe gjithashtu ecën çdo ditë në plazh.
© SYRI.net