Katy Perry fotografohet e veshur me bikini, pasi solli në jetë fëmijën e parë

Katy Perry fotografohet e veshur me bikini, pasi solli në jetë fëmijën e parë

15:05, 23/02/2021

Ajo solli në jetë fëmijën e parë gjatë verës që lamë pas.

Dhe Katy Perry tashmë është e gatshme që të shijojë ditët në plazh, duke u veshur kështu edhe me bikini, shkruan Daily Mail.

Artistja së bashku me të fejuarin, Orlando Bloom, kanë vendosur që të shkojnë në Hawaii.

36-vjeçarja kishte zgjedhur për kostum të larjes ngjyrën vjollcë, kurse shihej se ende është pak mbipeshë.

Në anën tjetër, Orlando u shfaq në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa në plan të parë është vënë fiziku i tij i formësuar.

Perry, emri i vërtetë i së cilës është Katheryn Elizabeth Hudson, kishte shtuar edhe aksesorë, teksa vëreheshin vathët e saj të arit.

Vlen të përmendet se çifti u takuan në vitin 2016, ndër u fejuan tre vite më pas.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco