'Publiku e ka parë kiminë mes nesh’/ Tre ditë para finales së 'Love Story', flet Generda

'Publiku e ka parë kiminë mes nesh’/ Tre ditë para finales së 'Love Story', flet Generda

13:22, 19/02/2021

Ndërkohë që vetëm 3 ditë kanë ngelur nga finalja e 'Love Story', ku Saimiri, Princi Modern,do të zgjedhë njërën nga dy vajzat finaliste, Merin ose Generdën për patneren e tij.

Së fundmi, në një intervistë për 'Daily Love Story' foli Generda, e cila ndër të tjera u shpreh mjaft e lumtur që Saimiri ka arritur të shohë përtej pamjes së saj të jashtme.

"Trëndafilin deri diku e prisja, sepse siç e thashë, e kam ndjerë vërtet Saimirin në takimin e fundit. Shpresoja dhe e prisja, nuk e di, ishin pak emocione të përziera. Jam shumë e lumtur, në radhë të parë, për vlerat e mia që edhe Saimirit i kanë arritur, sepse jo vetëm bukuria vlen. Kjo më bën akoma më të lumtur", u shpreh Generda.

Ndërsa përsa ju përket thashethemeve se ajo dhe Saimiri janë të lidhur jashtë programit, Generda ka thënë: "Në një reality show thashethemet janë si bukë e djath, dhe në fillim ngela pak. Por pastaj m’u bë edhe qejfi të them të drejtën sepse publiku e ka parë atë kiminë mes nesh, aq sa kanë menduar që unë jam e dashura e Saimirit".

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco