E krituan në rrjete sociale për koncertin, reagon ashpër Fifi

E krituan në rrjete sociale për koncertin, reagon ashpër Fifi

12:59, 19/02/2021

 Fifi ka reaguar pas sulmeve që mori në rrjete sociale për shkak të koncertit që mbajti në Ferizaj dy ditë më parë.

Përmes disa postimeve në Instastory, këngëtarja ka kërkuar që askush të mos e prekë tek kjo pjesë sepse ka 11 muaj pa punë dhe askush nuk është interesuar për artistët.

"Çdo ditë ju shoh ju që komentoni, nëpër kafe, lokale, a nuk shpërndahet virusi ashtu? Përditë pini kafe në lokale të Prishtinës, të Tiranës e në çdo qytet tjetër ku flitet shqip. A nuk e shpërndani ju virusin? Ah jo, e shpërndan veç arti, muzika, teatri, mbledhjet për filma, baleti, dasma.

Paskam marrë lekë unë në 17 dhe qenka bërë nami, qenkemi ngopur në lekë! Hello, që 11 muaj jam pa punë. As shteti, as ju, askush nuk i ka interesuar çfarë po bëjnë artistët. A u interesua ndokush për gjendjen financiare të artistëve? A i ka ndihmuar ndokush artistët të bëjnë art? Jo, jo! Kështu që zonja dhe zotërinj mos më prekni ku s’duhet. Punoni ju për vete. Inshallah Zoti jua jep krejt dhe e shijoni, por mos më prekni sepse jam që 11 muaj pa punë", shprehet Fifi.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco