Franko dhe Lediani, dy artistët e rinj që nuk i këndojnë jetës luksoze por ‘të vërtetës së hidhur’

Franko dhe Lediani, dy artistët e rinj që nuk i këndojnë jetës luksoze por ‘të vërtetës së hidhur’

12:36, 19/02/2021

Ditën e sotme, të ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv ishin dy artistët e rinj, Franko dhe Lediani,  të cilat kanë sjellë një këngë të re, të titulluar ‘Shekulli XXI’ .

Kënga trajton një temë shumë ndryshe nga këngët e tjera, të cilat jemi mësuar t’i dëgjojmë nga të rinjtë.

“Teksti i saj ka në fokus aktualitetin i cili është shkaku kryesor i ndarjeve pasi mendoj se dashuria e vërtetë ka filluar të humbasë dhe njerëzit i japin vlera materializimit.

Gjithçka është bërë shumë materiale dhe nuk vlerësohet ajo që ndjen”, u shpreh Lediani.

I pyetur nga moderatori Flavio Qarri pse pikërisht këtë zgjedhje ndryshe nga moshatarët e tyre dhe nëse ata patën në ndonjë 'moment frike' se mos dështojnë, Franko tregoi:

“Ishte një zgjedhje e momentit, kishim në plan diçka tjetër, por u frymëzuam."

Ajo çfarë nuk kalon pa vënë re në klipin e këngës së tyre, është fakti se pamjet nuk përmbajnë jetë luksoze siç ndodh rëndom, alkool, makina, madje as femra, por është një klip modest dhe mjaft interesant, i xhiruar në Dardhë, në një ditë të ftohtë dimri.

Djemtë, treguan gjithashtu që kënga është publikuar ditën e Shën Valenitin dhe jo rastësisht, por si një mesazh se ‘duhet vlerësuar dashuria dhe jo materializmi’.

Pas suksesit dhe feedback-ut mjaft të mirë, dyshja nuk mohoi se do të ketë edhe bashkëpunime të tjera./syri.net/R.Dogjani

Për më tepër, ndiqni videon e mëposhtme:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco