Nga fotot s*ksi deri tek largimi nga Portokallia, Eneda i thotë të gjitha në 'Kafe Shqeto'

Nga fotot s*ksi deri tek largimi nga Portokallia, Eneda i thotë të gjitha në 'Kafe Shqeto'

11:39, 19/02/2021

Mëngjesin e sotëm, e ftuar në një lidhje me ‘Skype’ në emisionin ‘Kafe Shqeto’, në Syri Tv ishte këngëtarja Eneda Tarifa.

Këngëtarja së fundmi ka sjellë një këngë të re të titulluar ‘Për ty’.

E pyetur nëse planifikimi i kësaj kënge ka zgjatur në kohë apo ishte një ide e kohëve të fundit, Eneda tregoi:

“Ka dy vjet që e mendoja, por më qëlloi ‘Kënga Magjike’ dhe disa gjëra të tjera që më dolën rrugës, pak rrëmujë dhe ndërkohë unë prodhova dy videot e këngëve të mia.”

Ndërkohë, Eneda nuk ju shpëtoi dot as ‘ngacmimeve’ të Flavios në lidhje me setin e fundit fotografik, ku ajo tregoi një anë sensule dhe seksi të saj, dhe në lidhje me këtë ajo u shpreh: Në fakt kam arritur një stad qetësie dhe po kaloj ditë të qeta. Kam përshtypjen se kjo më bën më të lumtur. Ndërsa përsa ju përket fotove... mos u besoni të gjithave, se foto janë në fund të fundit (qesh). Le të themi se po guxoj sepse i kam vitet e ‘numëruara’.

Image

E teksa foli për përditshmërinë dhe menaxhimin e kohës në jetën e përditshme, Eneda sqaroi mënyrën me të cilën i'a del të menxhojë kohën për gjithçka:

“Fjalën 'lodhje' nuk e përdor. Ajo që bëj unë për të kapur kohën është të prodhoj muzikë dhe tani i kam hyrë më kokë dhe dua të prodhoj muzikë , sepse për aq kohë sa isha mes muzikës dhe spektaklit.”

Ndërkohë, në lidhje me një nga lajmet më të fundit që po qarkullon në rrjet për këngëtaren, lajm që ajo e bëri të ditur vetë mes një statusi në llogarinë saj në Instagram, ku tregoi  se nuk do të jetë më pjesë e spektaklit ‘Portokalli’, Eneda u shpreh:

"Kam nevojë për një pauzë televizive për të vënë në jetë planet e mia në muzikë. Kam disa projekte të pashfrytëzuar në sirtar,  si për shembull një emision argëtues personal i orëve të vona, ku mund të përdor të gjitha aftësitë e mia, si këngëtare, aktore dhe prezantuese. Kam ndërmend të bëj diçka timen , dhe ka ardhur ora të bëj diçka timen."

Plus, këtë vit dua të bëj një recital dhe kjo do shumë kohë pasi është një projekt që del nga duart e tua.

Përpos gjithë këtyre projekteve që ajo ka në mendje, Eneda premtoi se para verës do të vijë jo me një, por me dy këngë të reja.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco