Mbledh qindra vetë në kohë pandemie, Fifi injoron virusin, fansat irritohen

Mbledh qindra vetë në kohë pandemie, Fifi injoron virusin, fansat irritohen

09:37, 19/02/2021

Ndonëse në kohë pandemie, duket se për këngëtaren e njohur Fifi rregullat e distancimit nuk egzistojnë. 

Ajo së fundmi, ka mbajtur një koncert në qytetin e Ferizajt, ku janë mbledhur qindra vetë.

Mirëpo pas publikimit të videove, ndjekësit janë shqetësuar nga ato pamje aspak të përshtatshme, për situatën në të cilën ndodhemi.

“Si mund të festoni duke rrezikuar jetë?”, “Kjo nuk është normale, virus gjithandej”, “Vetëm kur t’iu ndodhë gjëma në shtëpi ju mbushet koka ju! Si s’ju vjen gjynah për gjyshërit e prindërit tuaj! Njerëz të pamoralshëm, më saktë vrasës”, “A s’keni virus ju në Kosovë?”, “Veprim shumë i papërgjegjshëm”, “Sonte duke festuar, nesër duke luftuar për jetën”, “Ky është krim”, këto janë vetëm disa nga komentet në videon e këngëtares

Por pas gjithë këtyre komenteve nuk ka munguar as një reagim nga këngëtarja e cila i ka kthyer përgjigje njërit prej komenteve, një ndjekësi që i ka shkruar “A keni virus najkun?”. “E kam djegur virusin sonte, më fal për modestinë”, i është përgjigjur ajo.

Duket se fansat janë irrituar edhe më shumë nga kjo përgjigje e këngëtares pasi komentet revoltuese janë shtuar edhe më shumë .

Image

Image

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FIFI (@fifi.official.fr)

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco