Afërdita Dreshaj tregon vendimin që ka marrë për fëmijën që do të sjellë në jetë

Afërdita Dreshaj tregon vendimin që ka marrë për fëmijën që do të sjellë në jetë

09:17, 19/02/2021

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo është mjaft active në rrjetet sociale ku shpesh ndan moment nga poërditshmëria me ndjekësit. Së fundmi ajo ka bërë një mini-intervistë të  shkurtër me ndjekësit,

Njëra nga ata e pyeti Dreshajn në InstaStory se nëse çifti kanë vendosur që t’i ruajnë qelizat staminale të bebit, gjë të cilën modelja e pohoi.

“Do t’i ruajmë”, ka shkruar Afërdita në përgjigjen e saj.

Qelizat staminale janë qelizat më të hershme në zhvillimin e organizimit të një individi.

Ato mund të hasen që brenda javës së parë pas ngjizjes së një fëmije dhe natyrshëm marrin pjesë në zhvillimin e të gjithë organeve të fetusit dhe gjithashtu gjenden dhe mblidhen edhe pas lindjes së fëmijës prej gjakut dhe indit të kordonit kërthizor përmes të cilit lidhet nëna dhe foshnja.

Ruajtja e tyre ka një rëndësi të veçantë për foshnjën dhe të ardhmen e saj, në rast të rrezikut nga sëmundje të ndryshme.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco