Festa e Pavarësisë së Kosovës e kthen Emina Çunmulaj-n pas në kohë

Festa e Pavarësisë së Kosovës e kthen Emina Çunmulaj-n pas në kohë

14:07, 18/02/2021

Emina Çunmulaj, modelja shqiptare me famë botërore, ngelet një ngë personazhet më të njohura dhe më të dashura për publikun shqiptar.

Dhe pse prej kohësh jeton jashtë kufinjve, ajo është gjithmonë afër vendit të saj, duke ndihmuar në rastet e nevojës, dhe duke kujtuar vendin e saj në çdo datë të rëndësishme për të.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe ditën e djeshme, teksa festa e pavarësisë së Kosovës i rikujtoi disa kohë jo shumë të bukura për të, të cilat modelja i ndau me publikun.

Përmes disa postimeve në InsStory ajo ka treguar se i mban mend shumë mirë kohët kur në televizor jepeshin video dhe imazhe nga lufta.

"Këto janë imazhet që unë mbaj mend nga fëmijëria. Më kujtohet që e shikoja këtë në TV çdo ditë. Më kujtohet gjithashtu kur nëna ushqente dhe vishte refugjatët e Kosovës në shtëpinë tonë, dhe babai im me pjestarët e tjerë të fshatit duke u përpjekur për t’i çuar ata në vend të sigurt. Të festosh të drejtën për të ekzistuar duhet të konsiderohet si diçka normale. Kjo është arsyeja përse un sot festoj për të gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë”, ka shkruar Emina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco