Pas ndarjes, si po i 'menaxhojnë' fëmijët Kim Kardashian dhe Kanye West ?

Pas ndarjes, si po i 'menaxhojnë' fëmijët Kim Kardashian dhe Kanye West ?

11:32, 18/02/2021

Lidhja e Kim Kardashian dhe Kanye West mund të jetë drejt fundit, por fëmijët e tyre mbeten përparësia kryesore.

Edhe pse Kim dhe Kanye nuk janë më bashkë, një burim i thotë ekskluzivisht E! se dyshja janë akoma në jetën e katër fëmijëve të tyre.

Burimi tha, "Ai ende dëshiron të luajë një rol të madh në jetën e tyre dhe Kim nuk do ta ndalonte kurrë atë."

Lidhur me dinamikën e re të familjes, një burim tjetër ka zbuluar se Kanye u zhvendos nga shtëpia që ai dhe Kim ndanin gjatë marrëdhënies së tyre.

"Ai nuk jeton më në shtëpi me Kim dhe fëmijët", shpjegon personi i dytë i brendshëm. "Kur i sheh fëmijët, i takon ata diku tjetër".

I njëjti burim shton se reperi "Stronger" mund të shohë North , Saint , Chicago dhe Psalm West  "kur të dojë".

Para se të largohej, Kanye ishte duke jetuar në Wyoming, por që atëherë është kthyer në Kaliforni, ku burimi i dytë thotë se ai ka qenë "përqendruar në punën e tij".

Sa i përket Kim, ai shtoi se, "Ajo po vazhdon para dhe po argëtohet shumë në këtë fazë të jetës së saj".

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco