Me fotografi të Adem Jasharit, Unikkatili uron 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Me fotografi të Adem Jasharit, Unikkatili uron 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

22:43, 17/02/2021

Sot (e mërkurë), Kosova feston 13 vjetorin e pavarësisë si shtet.

Me këtë rast, urimet kanë qenë të shumta e përkundër pandemisë, në shumë qytete të Kosovë u organizuan festa modeste për të kremtuar këtë datë të veçantë.

Një numër i madh i yjeve nga estrada shqiptare shprehën gjithashtu urimet për këtë festë, përmes rrjeteve sociale.

Reperi i njohur shqiptar i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Unikkatili, zgjodhi një formë më të veçantë urimi.

Ai publikoi në InsatStory një imazh të komandantit legjendar, Adem Jashari, teksa në mbishkrimin e saj uroi shqiptarët e Kosovës për 13 vjetorin e Pavarësisë.

“Urime Pavarësia Kosova jeme! Dardania e Shenjtë”, shkroi reperi i njohur në urimin e tij.

Unikkatili ka një numër të madh fansash në mbarë territoret shqiptarët, teksa ka kohë që nuk është shumë aktiv në muzikë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco