Çfarë ndodhi me Rudina Magjistarin? Vihet re mungesa e saj në studio

Çfarë ndodhi me Rudina Magjistarin? Vihet re mungesa e saj në studio

17:59, 17/02/2021

Diten e sotme Rudina Magjistari ka bërë hapjen e emisionit nga shtëpia e saj në një lidhje me skype. Moderatorja e njohur është infektuar me Covid 19.

Këtë na e ka bërë të ditur në hapjen e emisionit të pasdites “Rudina”.

Ajo ka rrefyer se është izoluar pasi ka patur simptomat e para por gjendja e saj shëndetësore është e mirë, moderatorja na bën me dije se gjithashtu simptoma ka shfaqur dhe bashkëshorti i saj.

Gjithesesi ajo ka vendosur të mos mungojë në emisionin e pasdites kështu që ka gjetur këtë zgjidhje të cilën tashmë po e realizojnë shumë moderatore.

Edhe pse e infektuar ajo apo të tjerë vazhdojnë të qëndrojnë në krye të detyrës.

Emisioni transmetohet nga e hëna në të shtunë në orën 17:00, i urojmë të shkuara moderatores dhe shpresojmë ta shohim sa më shpejt në studio.

“Përshëndetje të dashur miq, sot ndryshe nga çdo herë tjetër në programin tonë, ju përshëndes nga shtëpia ime. Jam në një kënd këtu të improvizuar për të bërë një lidhje me ju drejtpërdrejt nëpërmjet Skype pasi e kisha të pamundur që sot të vija në studio. Pse do thoni ju, e nuk ka arsye tjetër përveç Covidit. Mesa duket ishte momenti për ta pasur unë radhën  për të kaluar Covidin”. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco