Shfaqet papritur ish i dashuri i Georginës, habit me deklaratën: Unë dhe ajo...

Shfaqet papritur ish i dashuri i Georginës, habit me deklaratën: Unë dhe ajo...

13:06, 17/02/2021

Dikur Georgina Rodriguez bënte një jetë të thjeshtë, pa makina dhe shtëpi luksoze.

Nuk kishte vëmendje nga mediat dhe pothuajse e kalonte gjithë ditën duke punuar. Partnerja e Cristiano Ronaldos ishte thjesht një adoleshente e ndrojtur, e cila jetonte në Jaca, në komunitetin autonom të Aragonës dhe ëndërronte për një jetë vezulluese që tani i përket asaj.

Javier Hernandez Pineiro, një nga konkurrentët në spektaklin “Temptation Island” që zhvillohet në Spanjë ka folur për marrëdhënien me Georginën të cilën e njeh që në moshë të vogël.

“Kemi kaluar shumë kohë së bashku midis moshës 13 dhe 18 vjeç”, rrëfeu ai për revistën “La Semana“.

Ata kishin një lidhje romantike në kohën e shkollës së mesme dhe çifti bënë plane për të ardhmen, duke ëndërruar të udhëtonin nëpër botë dhe të siguronin jetesën.

“Kur mbaruam shkollën, ajo dhe unë shkuam në park dhe ëndërruam për të jetuar së bashku. Dhe tani, vite më vonë, unë shoh se ajo është bërë një grua me një familje të mrekullueshme, e cila ka dëshirat e saj”, rrëfeu ai.

Lidhja me Ronaldon? “Ishte e pabesueshme, ajo po shoqërohej me futbollistin më të famshëm dhe banorët e Jaca-s nuk flisnin për asgjë tjetër. Unë nuk jetoj më atje, por e di që ky lajm ka një ndikim shumë të fortë”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco