Ariana Grande rrëfen problemet me shëndetin mendor: Nuk mbushesha dot me frymë

Ariana Grande rrëfen problemet me shëndetin mendor: Nuk mbushesha dot me frymë

10:36, 17/02/2021

Këngëtarja e njohur, Ariana Grande ka vuajtur gjatë nga problemet me shëndetin mendor, që nga ataket e panikut tek depresioni.

“Ankthi është kur nuk mbushesh dot me frymë plotësisht. Është ndjenja më e keqe në botë. Kam kaluar shumë atake paniku”, ka treguar ajo e ftuar në emisionin e Jimmy Kimmel.

Këngëtarja ka zbuluar se vuan edhe nga stresi posttraumatik, pas ngjarjes në koncertin e saj në Manchester ku 22 të rinj humbën jetën pas një sulmi terrorist.

“Shëndeti mendor është shumë i rëndësishëm. Njerëzit nuk i kushtojnë rëndësi”, është shprehur 27-vjeçarja teksa ka treguar se terapia i ka shpëtuar jetën.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco