'Osht zani nanës që po kan’, Stresi dhe Getinjo emocionojnë më këngën dedikuar Klodian Rashës

'Osht zani nanës që po kan’, Stresi dhe Getinjo emocionojnë më këngën dedikuar Klodian Rashës

15:23, 10/02/2021

Reperi i njohur, Arkimed Lushaj, i cili njihet si ‘Stresi’, ishte një nga personat e parë që ngriti zërin në lidhje me vrasjen e të riut Klodian Rasha nga policia.

Dhe në nder të Klodianit, Stresi në bashkëpunim me Getinjon i kanë kushtuar këngën, ‘S’jam dorzu’, me një tekst mjaft prekës.

Disa javë më pare, reperi publikoi refrenin e kësaj kënge, duke i lënë të gjithë në pritje.

Ndërkohë, një natë më parë, kënga është publikuar dhe duket se ka korrur mjaft sukses, duke numëruar rreth 400 mijë klikime në vetëm pak orë.

Teskti i këngës është mjaft i ndjerë. Më poshtë është një pjesë nga teksti i këngës në fjalë:

‘Jeta jeme me problem

S’po di ka mei çu

Po jeta m’ka dëshmu

Kërrkujna n’jet mos mi besu

E prej gabimeve problemeve

Jom tu m’su

Se asnihere S’jam Dorzu’

 

‘Osht zani nanës që po kan,

Ku e ka djalin e vet…

Zemra vet e thrret

Parandjenja haj medet

Ajo nuk flen

Ku me dit se sa net

Del tek dera, e veç e pret’ /Syri.net/ B.Bixi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco